Free WIFI. Hand holding mobile smartphone and Free WIFI showing on screen at free internet zone and hotspot, Public sharing internet network, Wireless networking digital hi tech innovation concept.
Rahoveci me internet publik falas
10/09/2025
Institucionet
Komuna e Rahovecit është përzgjedhur përfituese nga Iniciativa WiFi4WB për funksionalizimin e tre pikave kyçe të komunës me internet publik falas.
Mbetet që shumë shpejtë, në koordinim me Telekomin e Kosovës, të nis shtrirja e infrastrukturës për pajisje me internet falas në pikat e përzgjedhura: Sheshi i Qytetit, Krushë e Madhe si dhe fshati Ratkoc.
Ky është një përfitim tjetër i rëndësishëm për komunën e Rahovecit, duke qenë se qasja në internet tani është një domosdoshmëri për punëtorët e bizneset, artistët e të rinjtë, si dhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi.
Kjo iniciativë implementohet në kuadër të Projektit EU4Digital, i bashkëthemeluar dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Gjermanisë (GIZ). Kryetari i komunës së rahovecit, z. Smajl Latifi ka falënderuar BE-në dhe Qeverinë e Gjermanisë për përfshirjen e komunës që ai udhëheq në këtë projekt tejet të rëndësishëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, së bashku me anëtarët e …