“Në ditët kur vreshtarët po vjelin kalaveshët e fundit të rrushit për këtë sezonë, edhe sivjet Rahoveci shënon një vit të bereqetshëm, me rendiment e cilësi shumë të lartë të rrushit në kulturën vreshtare.
Rahoveci ka tokën e bekuar, që fal të mira pa fund e me bollëk, por edhe njerëz punëtorë, që traditën e trashëguar ndër gjenerata, e vazhdojnë me dashuri të veçantë.
Fat dhe suksese të gjithë vreshtarëve dhe bujqve të komunës sonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.