Raiffaisen Bank dhuron donacion për 24 shkolla të Ferizajt

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pranuar një donacion nga Raiffaisen Bank. Donacionin e dhuroi Milaim Avdiu nga kjo bankë, ndërsa ka shtuar se kjo është një dhuratë për nxënësit ferizajas po bëhet në prag të vitit të ri shkollor 2024-2025. E nga ana tjetër drejtori Llabjani, ka falënderuar drejtuesit e bankës, duke thënë se nxënësit gjithmonë kanë nevojë për çanta, fletore dhe mjete të punës. Nga ky donacion kanë përfituar 24 shkolla me 645 nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku viziton punëtorët e administratës komunale

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku vizitoi punëtorët e administratës komunale, të cilët …