Rama: Shkupi, Prishtina është me ju

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama përmes një postimi të tij në facebook, ka shprehur mbështetjen e tij për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që të shtunën protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare.

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull.

Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare.

Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja.

Shkupi, Prishtina është me ju”, thuhet në postimin e kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në …