Brickos

Reçica: Kosova do të marrë përvojat më të mira për arsim dhe aftësim profesional nga Singapori

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Singaporit, ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është pritur në takim në Ministrinë e Arsimit të Singaporit nga Lian Hui dhe përfaqësues të lartë të ministrisë. Gjatë takimit, ministri u njoftua në detaje rreth sistemit të arsimimit dhe aftësimit profesional në Republikën e Singaporit, mbështetjes dhe programeve që ofron ministria, sidomos në aftësimin e të rinjve dhe fuqizimin e tyre me qëllim që të fillojnë planifikimin për karrierë, qysh nga fazat e hershme të shkollimit. Ministri Reçica u shpreh i impresionuar me sistemin e mirëfilltë të arsimimit dhe aftësimit profesional të këtij shteti dhe tha se Kosova do të përpiqet të përfitojë praktikat më të mira nga Singapori. Reçica zhvilloi takim edhe në Agjencinë e Punësimit të Singaporit, ku u informua rreth programeve dhe metodave që ata aplikojnë në aftësimin dhe riaftësimin profesional të të rinjve, avancimin e komunikimit në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe ndërlidhjen më të mirë të tyre, si dhe mbështetjen e punëkërkuesve drejt vendeve të reja të punës dhe orientimit të duhur në karrierë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …