valamobile
kek baneri
mbpzhr 2018
Fillimi / Institucionet / U NËNSHKRUA DEKLARIM I QËLLIMIT MES MASHT DHE ETS GLOBAL

U NËNSHKRUA DEKLARIM I QËLLIMIT MES MASHT DHE ETS GLOBAL

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i ETS Global B.V., Gerben Van Lent, kanë nënshkruar një Deklarim të Qëllimit, me qëllim që kjo organizatë ndërkombëtare t’iu ofrojë studentëve të Kosovës mundësinë e certifikimin në gjuhë të huaja. Në ceremoninë solemne të organizuar për këtë rast, ministri Bytyqi tha se ky Deklarim i Qëllimit, i cili u nënshkrua iu krijon mundësi studentëve për t’u certifikuar në gjuhë të huaja, duke qenë se tashmë Udhëzimi Administrativ, i obligon studentët në nivelin 3 dhe 4 të pajisen me certifikata të tilla. “Konsideroj se ky është një hap pozitiv, një mundësi që po iu krijojmë studentëve, pasi që tashmë është një lloj obligimi që të kenë një certifikatë, por përtej obligimit që vjen nga ky Udhëzim Administrativ, është edhe përfitimi që na vjen nga kjo organizatë, për shkak që ka një traditë të përpilimit dhe mbajtjes së testeve të ndryshme”, tha ministri Bytyqi. Ministri theksoi se MAShT, universitetet publike dhe kolegjet private mund t’i shfrytëzojnë këto praktika të mira të organizatave ndërkombëtare, për të cilat kemi shumë nevojë. “Veçanërisht kemi nevojë që të kemi edhe ne testet standarde ndërkombëtare, jo vetëm në master dhe doktoraturë, ku janë të detyrueshme, por ndoshta do ta kemi një përkrahje edhe për testet tjera, veçanërisht për vlerësimin e performancës dhe cilësisë brenda shkollave tona”, tha ministri Bytyqi. Duke folur për organizatën ETS Global, ministri Bytyqi përmendi faktin se gjatë vizitës zyrtare në ShBA ka pasur rast që t’i vizitojë edhe zyrat e kësaj organizate në Uashington, ndërsa tha se kjo organizatë bën një punë të madhe atje dhe ka një besueshmëri të lartë edhe shtetërore dhe përgatisin teste për nivele të ndryshme të shkollave.

Kontrolloni gjithashtu

Urimi i Kryetarit të Komunës Rufki Suma për Ushtrinë e Kosovës

Me rastin e votimi të tre projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës, Kryetari i Komunës Rufki ...