leoni

REKORD NË MBLEDHJEN E TË HYRAVE KOMUNALE NË RAHOVEC DERI MË TANI

Kryetari i komunës së Rahovecit Snajl Latifi në një postim të tij në facebook ka thënë: Për një qeverisje të mirë është shumë e nevojshme menaxhimi efikas i parasë publike. Si komunë kemi shtruar para vetes detyrat, planet dhe qëllimet në të cilat mbështetemi në realizimin e kërkesave të qytetarëve për një mirëqenie më të mirë dhe padyshim në përputhje me buxhetin e përcaktuar, si dhe arritjen në një shkallë më të lartë të efikasitetit për rritjen e të hyrave vetanake. Në praktikë, kjo linjë buxhetore (të hyrat vetanake) është forma e vetme dhe e drejtpërdrejtë e komunave që të krijojnë buxhetin e vet për projekte në shërbim të qytetarëve, si dhe plotësimin me të hyrat e veta të projekteve të parapara nga buxheti i nivelit qendror. Të hyrat vetanake krijohen përmes formave të ndryshme, nga: tatimi në pronë, taksat afariste komunale, qiraja nga objektet në pronësi të komunës, taksa për shërbime të ndryshme që ofron komuna. Kështu që, komuna e Rahovecit deri më datën 30.11.2019 ka arritur të shënoj një rritje rekord të të hyrave të rregullta: 1,010,161.19 Euro. Plani për të hyrat vetanake deri në fund të vitit 2019 është 1,168,768.00 Euro, dhe kur shtohen të hyrat nga gjobat e gjykatave, gjobat në trafik dhe të hyrat nga pyjet, atëherë totali i të hyrave ka arritur: 1,174,319.89 Euro, e shprehur në përqindje 100,48 % e realizimit të planit për vitin 2019. Të hyrat vetanake për vitin e kaluar (2018) deri në fund të vitit fiskal ishin: 1,160,200.20 Euro, e krahasuar me të hyrat deri më 30.11.2019, i bie që sivjet kemi një rritje të konsiderueshme prej 14,119.69 Euro më tepër, kur dihet që ende nuk ka përfunduar viti fiskal 2019. Ky vit njihet si viti më i mirë i mbledhjes së të hyrave nga komuna e Rahovecit që prej pasluftës. Kjo falë përkushtimit maksimal të qeverisë komunale, të gjithë drejtorëve dhe stafit të drejtorisë së financave, në krye me drejtorin Afrim Limani, si dhe falë vetëdijesimit dhe përkushtimit të qytetarëve për kryerjen e obligimeve ndaj komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …