Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar sërish vërshime në disa pjesë të komunës së Rahovecit

Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar sërish vërshime në disa pjesë të komunës së Rahovecit, me këtë rast drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit Berat Duraku, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Afrim Dina, kanë qëndruar në Xërxë, ku kanë pa nga afër dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore. Me këtë rast zyrtarët kanë shprehur gatishmëri qe me kapacitetet e komunës të ndërhyjnë që të evitohet ose minimizohen dëmet, ndërkohë që nga institucionet qendrore do të kërkohet kompensim për secilin dëm të mëhershëm dhe të tashëm të shkaktuar nga reshjet dhe vërshimet. Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar sërish vërshime në disa pjesë të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …