Komuna e Malishevës të enjtën organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Rexhep Mazreku, bashkëpunëtor e këshilltar i kryetarit të komunës së Malishevvës, z. Ekrem Kastrati.
“Sot nuk përfunduam vetëm një takim solemn, sot nderuam një njeri të madh me zemër të madhe, mikun, bashkëpunëtorin e këshilltarin e çmuar, Rexhep Mazreku, që sot mbylli një kapitull të gjatë shërbimi për Malishevën, por jo edhe rrugën e përkushtimit të tij për këtë vend.
Rexha, bir i kësaj toke, vëlla i Heroit të Kosovës Ibrahim Mazreku dhe njeri i urtë në çdo kohë, ka qenë dhe mbetet një krah i fortë për mua dhe për Malishevën.
Faleminderit për gjithçka, Rexhë. Rruga jonë vazhdon, gjithmonë bashkë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati.