Rihapët çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Viti

Çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Viti është rihapur për nxënësit pas lehtësimit të masave nga gjendja e pandemisë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori Basri Aliu, kanë vizituar këtë çerdhe ku kanë bashkëbiseduar me stafin e saj pas rihapjes se këtij institucioni parashkollor në Viti që ishte mbyllur si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Gjithashtu ata kanë biseduar edhe rreth respektimit të rekomandimeve të ekspertëve për sigurinë e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …