RIKTHEHET DHE STABILIZOHET CILËSIA E UJIT NË TËRË ZONËN E MBULUESHMËRISË, PËRPOS NGA BURIMI I RADAVCIT

Njoftohen konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë, në komunat, Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik, se është arritur të stabilizohet dhe rikthehet cilësia e ujit të pijshëm! Përjashtimi i njoftimit vlen vetëm për konsumatorët që furnizohen nga burimi i Radavcit, e të cilët vazhdojnë të jenë të lutur që ujin për pije, ta shfrytëzojnë duke e vluar parapraksiht, pasojë kjo, nga shkrirjet malore të borës!

KRU “Hidrodrini” siguron konsumatorët se specialistët e kontrollit dhe mbikëqyrjes, janë 24 orë nën përcjellje të kushteve dhe cilësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …