Në kuadër të Ditëve të Vetëdijësimit “Rri n’Kosovë, se ma mirë s’ka”, të martën në Komunën e Malishevës u mbajt një aktivitet i rëndësishëm me fokus fuqizimin e të rinjve dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në shoqëri.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z. Ekrem Kastrati, i cili u nderua me mirënjohje nga projekti INTEGRA për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Ngjarja, që është pjesë e nismës “Le të flasim”, bashkoi përfaqësues institucionalë, organizata vendore, Qendrën për Aftësim Profesional, Zyrën e Punësimit, të rinj, asambleistë dhe qytetarë, me një qëllim të përbashkët: të motivojnë të rinjtë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në Kosovë.
Në fjalën e tij, kryetari Kastrati theksoi se të rinjtë janë shtylla e së ardhmes dhe se institucionet lokale do të jenë gjithmonë pranë tyre për të mbështetur idetë dhe vizionet e reja.