leoni

Rrugët janë të kalueshme në tërë territorin e Komunës së Suharekës

Reshjet e fundit të borës të cilat edhe këtë mëngjes po vazhdojnë, kanë vështirësuar paksa qarkullimin e automjeteve sidomos në viset malore, por jo edhe bllokimin e tyre. Sipas shefit të emergjencës në Komunën e Suharekës Mehmet Lezi, rrugët janë të kalueshme në tërë territorin e Komunës së Suharekës. Se vërtet po mirëmbahen rrugët ashtu si duhet nga Kompania kontraktuese, e vërteton edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Enver Shabani i cili mbrëmë vonë së bashku me zyrtar të kësaj Drejtorie kanë inspektuar rrugët nëpër viset malore dhe kanë konstatuar se nuk ka asnjë rrugë të pakalueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …