Rrugët që lidhin vendbanimet mes vete është njëri nga prioritetet e qeverisë Kastrati në Malishevë

Rregullimi i rrugëve që lidhin vendbanimet mes tyre, është njëri nga prioritetet e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë këtij mandati qeverisës. Në kuadër të këtij prioriteti, sot kanë filluar matjet paraprake për hapjen dhe ndërtimin e rrugës që lidhë fshatrat Gurbardh dhe Turjakë, dhe në të njëjtën kohë kjo rrugë ka rëndësi edhe për fshatrat për rreth pasi shkurton rrugën për vajtje-ardhje në këto fshatra. Ndërtimi i kësaj rruge mundësohet nga Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, ndërsa gjatësia e kësaj rruge është rreth dy kilometra. Në kuadër të përgatitjes së këtij projekti për ndërtimin e rrugës, sot kanë filluar matjet paraprake gjeodezike të rrugës.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …