Seanca Inauguruese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt mbahet me 3 Dhjetor 2025

Komuna e Ferizajt përmes një postimi në faqen zyrtare njofton se të mërkurën, më 3 dhjetor 2025, do të mbahet Seanca Inauguruese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt një ngjarje e rëndësishme që shënon fillimin e mandatit të ri të organeve komunale.

Gjatë seancës anëtarët e zgjedhur të Kuvendit do të bëjnë betimin solemn, ndërsa më pas do të bëhet betimi i Kryetarit të Komunës së Ferizajt. Pas këtyre procedurave, do të vazhdohet me zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

Seanca fillon në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Në linkun e bashkangjitur gjeni ftesën e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt: https://ferizaj.rks-gov.net/…/Ftesa-per-mbledhjen..

Kontrolloni gjithashtu

Rama kërkon zgjidhje urgjente nga qeveria për pagesat e transportit urban

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar të martën se është i gatshëm të gjejë …