leoni

Shënohet 4 maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfiksëve

Me rastin e 4 majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, në shenjë respekti për punën e tyre, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim komandantin e NJZSHP-së, Hetem Jakupin dhe zjarrfikësit e komunës së Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti ka vlerësuar lart punën, gatishmërinë dhe sakrificën e zjarrfikësve vitias, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në raste të ndryshme emergjente. Ai gjithashtu tha se shumë shpejtë edhe objekti i zjarrfikësve do të jetë i gatshëm dhe funksional, ku do të krijohen kushte e mundësi shumë më të mira për punë. Në anën tjetër edhe komandanti Jakupi, ka falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme, poashtu kanë biseduar rreth sfidave, problemeve dhe planeve të zjarrfikësve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …