Në Malishevë shënohet “Flaka e Janarit” me konkurs letrar

Në kuadër të shënimit të 36-vjetorit të rënies së dëshmorëve të vitit 1990, Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, në Malishevë u organizua konkursi letrar tradicional “Flaka e Janarit”, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ky aktivitet kulturor-letrar i kushtohet veprës dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, duke synuar ruajtjen e kujtesës historike, kultivimin e vlerave kombëtare dhe nxitjen e krijimtarisë letrare, veçanërisht tek të rinjtë.

Në konkurs morën pjesë krijues nga treva të ndryshme dhe të niveleve shkollore të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, të cilët përmes poezisë, sollën reflektime artistike mbi lirinë, sakrificën dhe idealet kombëtare. Punimet pjesëmarrëse u vlerësuan nga një juri profesionale, Kryetar, Fadil Javori, anëtarë , Mevlyde Mezini Saraçi dhe Izet Abdyli . Shpallja e fituesve u bë sipas programit të paraparë nga organizatori.

Fituesit u shpallën në tri nivelet nga tre krijues, niveli i mesëm i ulët,

Vendi parë – Erisa Samadraxha, i dytë, Rian Rinor Elshani, i tretë, Enis Kryeziu

niveli i mesëm i lartë , vendi i parë – Vesa Rudi, i dytë Laureta Hoti, i tretë, Agnesa Gegaj

dhe poetë – Vendi i parë, Zymber Kodra, i dytë Imer Gllareva dhe i tretë Dafina Roka.

“Flaka e Janarit” mbetet një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare, që lidh artin me kujtesën historike dhe nderimin e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, Fitim Nuhii

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Drejtorin e Qendrës …