U mbajt konsultimi publik për rregulloren për organizimin e brendshëm në komunën e Rahovecit

U mbajt konsultimi publik për rregulloren për organizimin e brendshëm, klasifikimin dhe sistematizimin e vendeve të punën në komunën e Rahovecit.

Në praninë e punonjësve të shërbimit civil dhe drejtorëve të drejtorive të komunës së Rahovecit, grupi punues mbajti konsultimin publik për Rregulloren, e cila është në konsultim publik nga 22 janari 2026 deri më 6 shkurt 2026.

Të pranishmit dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre, të cilat u shqyrtuan nga grupi punues dhe morën përgjigje, ndërsa më pas do të inkorporohen në draftin e kësaj Rregulloreje.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës vazhdon dëgjimet publike për hartimin e projektbuxhetit 2027-2029

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve …