SHFMU “Naim Frashëri” në Banjë, shënon 90 vjetorin e themelimit të saj

SHFMU “Naim Frashëri” në Banjë, shënoi 90 vjetorin e themelimit të saj, në këtë ngjarje edukative dhe arsimore mori pjesë, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe ekipi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim. Kjo shkollë, me këtë rast bëri përurimin e “muzeut “, muze ky i cili, pasqyron vlerat historike nëpër periudha të ndryshme kohore të popullit shqiptar. Prerjen e shiritit e bëri kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj bashkë me drejtorin e shkollës dhe ekipin e DAE-së. Ndër të tjera, i pari i Malishevës tha: “Mjetet që sot i shohim në “muze”, na rikujtojnë të kaluarën e prindërve tanë, punët me të cilat i kryen në fusha, veshjet autoktone të trevës sonë të punuara nga duart e nënave, librat me të cilët mësuam, objektet e lashta, armët që fituam lirinë, prandaj, ju përgëzoi për këtë punë madhore”. Mësimdhënësit me nxënësit kishin përgatitur, ekspozitë të artit figurativ, program të pasur kulturo-artistik, si dhe në fund për më të dalluarit u ndanë mirënjohje, për mësimdhënësit dhe nxënësit nëpër fushat, ku kishin arritur rezultate të mira në garat shkollore, komunale, regjionale dhe republikane.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …