Shirat që po vazhdojnë në komunën e Deçanit po shkaktojnë vërshime dhe vështirësi të shumta

,,Këtë vit e filluam me pandemi e po e përmbyllim me vërshime”, kështu tha kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cila shtoj se, kjo javë na sjelli shumë telashe, me mungesë të energjisë elektrike si pasoj e reshjeve dhe erërave të forta. Shirat që po vazhdojnë edhe tani kanë shkaktuar vërshime në tërë komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të jenë aktiv në tejkalimin e kësaj situate.

Mirënjohës për ekipet e shumta që janë duke operuar në teren që kjo situatë të tejkalohet sa ma lehtë, tha mes tjerash kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, në Viti përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton

Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së …