Shkumbin Demaliaj takon kryetarin Agim Aliu, ia uron fitoren në zgjedhjet lokale

Shkumbin Demaliaj, i cili para disa ditësh ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ka takuar të enjtën kryetarin e komunës së Ferizajt, z. Agim Aliun.

“Sot u mirëprita nga miku, bashkëluftëtari, dhe njëherit kryetari i Komunës së Ferizajt nga PDK, z. Agim Aliu. I urova fitoren për herën e tretë radhazi dhe sukseset në menaxhimin e komunës, si dhe biseduam për proceset që na presin në të ardhmen e afërt, me mbajtjen e zgjedhjeve qendrore më 28 dhjetor. Faleminderit kryetar z. Agim Aliu dhe na shkoftë mbarë”, ka shkruar Demaliaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Zariqi zgjidhet Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, seanca e Kuvendit ka vazhduar …