Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra shpërndan 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë

Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra ka vazhduar sot me shpërndarjen e 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë në komunën e Vitisë, duke përfshirë të gjitha komunitetet pa dallime. Kjo nismë humanitare është udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault i përkrahur edhe kryesisht edhe nga studentë zviceranë si vullnetarë të kësaj shoqate. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi organizatorët për ndihmën e ofruar dhe vlerësoi lartë kontributin e shoqatës “Entr-Aides” në mbështetjen e familjeve në nevojë. Përndryshe procesi logjistik i ndarjes së ndihmave u përkrah nga Shoqata Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” nga Vitia në krye me Koordinatorin Halit Alidema.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …