Shoqata “Islamic Relief”, nga Malaysia, vazhdon ndihmat për familjet mitrovicase  në nevojë

Drejtori i  Shoqatës “Islamic Relief”, nga Malaysia, Zajrulshahfuddin Zainal Abidin, i shoqëruar nga drejtori i kësaj shoqate për Kosovë, Vehbi Zeqiri, kanë   vizituar të enjten kryetarin  e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, me ç’rast  e njoftuan atë  rreth projektit për shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore, për mbi 100 familje nevojtare.

Kryetari Bahtiri, u shpreh i kënaqur me vazhdimin e realizimit të këtij projekti, andaj edhe falënderoj përfaqësuesit e shoqatës për mbështetje dhe për bashkëpunim me komunën e Mitrovicës. Ai tha se projekti është i mirëseardhur për familjet me kushte të vështira jetese.

“Ju falënderoj për çdo gjë që keni bërë dhe që po bëni për qytetarët e Mitrovicës. Unë me të vërtet ndihem i privilegjuar të bashkëpunoj me juve si shoqatë. Mitrovica mendoj se është qyteti më i varfër në Kosovë, prandaj kisha pasur dëshirë që, jo vetëm kjo shoqatë e juaj, por edhe shoqatat tjera,  të ndihmojnë banorët e Mitrovicës, e cila ka gjendjen më të rëndë ekonomiko-sociale, si pasojë e specifikave të vet qytetit”, tha ndër të tjerash  kryetari Bahtiri.

Drejtori i shoqatës, “Islamic Reliev” në Kosovë, Vehbi Zeqiri, tha se  për projektin për mbështetjen e familjeve në nevojë, i cili pritet që edhe  në këtë vit të realizohet,  kanë kontribuar shumë donatorë dhe se ata kanë qenë të njoftuar në detaje për problemet e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, në emër të komunës së Mitrovicës dhe në emrin e tij personal, falënderoj edhe një herë organizatën në fjalë për ndihmë familjeve skamnore që po ju bëhet në vazhdimësi qytetarëve të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …