SHPK “Grasep” shembull i suksesit në përpunimin e perimeve

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore”, i cili implementohet nga organizata KDC me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Vitisë, sot është realizuar një vizitë studimore në fabrikën për konservimin e perimeve “Grasep” në fshatin Sllatinë e Epërme.

Vizita u zhvillua nën temën: “Praktikat e vjeljes, paketimit, transportit, ruajtjes dhe magazinimit të frutave”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor. Ky trajnim u udhëhoq nga Hasan Sejfiaj, këshilltarë privat i licencuar

Në këtë aktivitet morën pjesë: koordinatorja e projektit, Elheme Hetemi, dhe Drita Bislimi nga MBPZHR; drejtori i KDC-së, Ismet Isufi, me bashkëpunëtorë; fermerë nga komunat Viti dhe Kllokot, si dhe këshilltarja për bujqësi nga Drejtoria e Bujqësisë në Viti, Nebahate Pira.

Valbona Ajeti, pronare e “Grasep”, është një ndër fermeret më të suksesshme në këtë fushë. Fillimisht ajo ka nisur aktivitetin si pjesë e shoqatës së grave “Hortikultura”, ndërsa sot udhëheq një biznes të konsoliduar me statusin Sh.P.K., duke arritur të plasojë produktet e saj edhe në tregun ndërkombëtar.

Valbona theksoi se suksesin e saj ia dedikon jo vetëm përkrahjes së vazhdueshme nga Komuna e Vitisë – Drejtoria e Bujqësisë, por edhe këshilltares së bujqësisë Nebahate Pira, si dhe grave bashkëpunëtore, të cilat kanë qenë pjesë e ekipit që nga fillimi.

Kjo vizitë rezultoi shumë e frytshme për të gjithë pjesëmarrësit, pasi solli njohuri të drejtpërdrejta mbi praktikat më të mira në sektorin e frutave dhe perimeve, duke nxitur më tej bashkëpunimin dhe inovacionin në bujqësi.

Kontrolloni gjithashtu

OSBE promovon Deklaratën kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike në nivel lokal

Pas Konferencës së suksesshme që rezultoi me miratimin e Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në …