Shqyrtohen mundësit për mbështetje më të madhe të futbollit vitias

Është pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ish futbollisti i mirënjohur dhe ish reprezentuesi i parë shqiptar në kombëtaren e Zvicres, Milaim Rama. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për të mbështetur futbollin vitias, përkatësisht ekipin e futbollit Vllaznia drejt elitës kosovare të superligës. Në takim ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e KF “Vllaznia” e Pozheranit, u propozua që të merret iniciativa edhe nga kryetari Haliti, por edhe nga ish-futbollisti Rama që të ketë diskutime me mërgatën, në mënyrë që të gjenden forma për ta përkrahur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …