Shtabi Emergjent komunal në Juniku ka mbajtur takimin e radhës

Shtabi Emergjent komunal në Juniku ka mbajtur takimin e radhës, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Virusin COVID-19 në nivel vendi. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka njoftuar anëtarët e shtabit me gjendjen epidemiologjike në komunën e Junikut, masat e reja sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mundësin për riorganizimin e institucioneve lokale me qëllim të parandalimit të mundësisë së rritjes së intensitetit të përhapjes së virusit. Komuna e Junikut ka 18 raste të konfirmuara deri më tani, ku 6 janë aktive, 12 janë shëruar plotësisht dhe raste të tjera të identifikuara sipas diagnozës klinike të cilat janë në mbikëqyrje dhe duke u trajtuar si raste të dyshimta, bazuar në këtë, Shtabi Emergjent komunal u dakordua që deri ditën e premte mësimi në shkolla të vazhdoj sipas Skenarit A dhe B për të rishikuar përsëri dhe vazhduar varësisht prej zhvillimit të situatës. Shtabi Emergjent Komunal ka kërkuar që policia dhe inspektorati të jenë gjatë tërë kohës në monitorimin e respektimit të masave mbrojtëse në vende ku qytetarët marrin shërbime, u kërkua nga qytetarët që ceremonitë mortore dhe ceremonitë e tjera familjare të realizohen me familjar të afërt, të shmangen vizitat familjare dhe frekuentimet e hapësirave të mbyllura, të shmangen kontaktet e afërta me koleg në ambient pune pavarësisht bartjes së maskës me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Me Ekrem Kastratin drejt fitores, me të parën, pa balotazh!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj në tubimin e kësaj partie në Malisheve ka …