Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit tetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa tetë të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 356 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 215 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 129 raste janë akoma aktive.