leoni

Skenderaj i angazhuar për krijimin e hapësirave të reja gjelbëruese

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Skenderaj është angazhuar ditëve të fundit t’i zëvendësojë drunjtë e dëmtuar dhe të tjerët që nuk kanë arrit të zhvillohen, me drunj të rinj, në kuadër të planit të mbjelljes dhe krijimit të hapësirave të reja gjelbëruese në pronën publike. Aktiviteti i ndërrimit të drunjve është zhvilluar në këto rrugë: “Osman Geci”, “17 Shkurti”, në hapësirën afër QKMF-së dhe në Sheshin “Adem Jashari” në qytet. Zëvendësimi i drunjve bëhet në kuadër të garancionit të kontratës me operatorin ekonomik, i cili ka përgjegjësi në periudhë të caktuar kohore t’i mirëmbajë të gjithë, madje edhe duke i ndërruar me drunj të rinj kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja.

May be an image of 3 people, trolley, street, road and text

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës përgjatë shëtitores te lumi Lumbardh

Në Deçan kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës në njërën nga zonat më …