Skenderaj shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Skenderajt ka organizuar aksion pastrimi në qytet si dhe eliminimin e deponive ilegale afër Fabrikës së Municionit, deponisë tjetër në fshatin Llaushë si dhe deponia në fshatin Klinë e Epërme. Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, theksoi se angazhimi për një ambient të pastër do të vazhdojë sepse tashmë është fokus i yni dhe jemi duke punuar në shtrirjen e rrjetit të shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave brenda kapaciteteve të Komunës. Komuna e Skenderajt po vazhdon angazhimin për një ambient më të pastër, duke u përkushtuar në largimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …