Smajl Latifi: E kaluara nuk mund të zhbëhet

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi sot në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, së bashku me Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe me bashkëpuntorë, nderuam në Reçak, sakrificën e të rënëve dhe kujtimin për ta, në një ditë që me të drejtë shënohet si Dita e Gjenocidit.

Më 15 janar 1999, forcat serbe në Reçak ndanë meshkujt nga familjet e tyre dhe i ekzekutuan mizorisht. Masakra e Reçakut u cilësua si “krim kundër njerëzimit” nga shefi i misionit të verifikatorëve të OSBE-së, ambasadori William Walker.

Krimet gjenocidiale të Serbisë mbeten ende të pandëshkuara.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për fëmijët, për gratë, për pleqtë dhe për burrat e masakruar nga një shtet që vazhdon të mohojë krimin.

Lavdi të gjithë të rënëve!

Ne nuk e harrojmë të kaluarën!

Ne nuk e falim krimin, ka shkruar në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja e parë urgjente e KPF-së mbahet të premtën më 16 janar

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Malishevës, z. Fatmir Ademaj ka thirrur mbledhjen e parë urgjente …