Brickos

Nuri Gani Bushi

Nuri Gani Bushi (1966 – 2.3.1999)

Dëshmori, Nuri Gani Bushi u lind në vitin 1966, në Han të Elezit. Rrjedh prej një familje atdhetare, e cila u angazhua në lëvizjen kombëtare për lirinë e popullit shqiptar. Posaçërisht u frymëzua nga kushëriri i tij, Ismajl Raka, i cili ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Shkollën fillore e kreu në Han të Elezit, ndërsa shkollën e mesme në Kaçanik. Ishte i martuar dhe prind i dy bijave. Viteve të fundit, Nuriu punonte në Itali, ku për veç punës që ka kryer për mbajtjen e familjes ka qenë edhe aktivist dhe anëtar i shoqatës në mërgim “Iliria”, me seli në qytetin, Celani të Italisë.
Ka marrë pjesë në të gjitha protestat dhe demonstratat që organizoheshin kundër pushtuesit serb në Han të Elezit, si dhe në Itali ku punonte si punëtor sezonal. Duke parë situatën politike në Kosovë kishte arritur në gjendje lufte, Nuriu u kthye në vendlindje dhe u inkuadrua në radhët e UÇK-së duke u vendosur në pikën e luftës në Puset e Nikës Pas formimit të njësiteve të para të UÇK-së në Puset e Nikës, nga tetori i vitit 1998, rregullisht mbante kontakte me çlirimtarët dhe ishte në shërbim të komandës.
Në gusht të vitit 1998 u sistemua drejtpërdrejt në njësitet e UÇK-së të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Puset e Nikës. Përveç detyrës së ushtarit ka marrë pjesë edhe në furnizim me armë për njësitet e UÇK-së. Stërvitjet ushtarake i ka kryer në njësitin në Puset e Nikës. Ka qenë ushtar në Kompaninë e Batalionit të Tretë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Në fillim të qershorit të vitit 1999, ky batalion u rrit dhe u transformua në Brigadën 164 “Gafurr Loku”.
Nuriu ka kryer e udhëheqësit të grupit dhe komandantit të togut. Bashkëluftëtarët e tij të ngushtë kanë qenë: Xhemsedin Suma, Emrush Suma, Rufki Suma, Remzi Bushi, Rexhep Shkreta, Sali Ballazhi, Ekrem Brava, Mexhid Dermjani, Mexhid Kalisi, Imer Brava e shumë të tjerë.
Më 26 shkurt 1999, filloi beteja në Puset e Nikës, ku pjesëmarrës kësaj beteje ishte edhe Nuriu. Derisa njësitet e UÇK-së në Puset e Nikës bënin përgatitje për një luftë më të gjerë dhe të vendosur, duke filluar me armatim dhe ushtarë të rinj, situata po keqësohej. Atë ditë, qysh në orët e hershme të mëngjesit, policë dhe ushtarë serbë sulmuan pozicionet e UÇK-së, në Puset e Nikës. Mirëpo ushtarët tanë kishin llogaritur mirë në këto aksione të armikut dhe me kohë ishin vendosur në pozicionet e duhura, disa orë më vonë dhe u ndeshën ballë për ballë me këto forca okupatore. Luftimet e para u zhvilluan deri në 30 metra. Luftimet ishin të fuqishme për çdo pëllëmbë toke dhe për çdo luftëtar të lirisë.
Kur u vërejt se forcat e shumta serbe kishin kaluar në ofensivë të përgjithshme në këtë vend, luftëtarëve të lirisë dhe njësiteve të UÇK-së të vendosura në Pusët e Nikës ju erdh në ndihmë edhe një kompani me urdhër të komandës së Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Këtë kompani e udhëhiqte komandanti Kompanisë Muzafer Qaka. Për një koordinim më të mirë gjatë luftimeve në Puset e Nikës, gjithashtu me urdhër të komandës 162 “Agim BAjrami” shkoi edhe zëvendës-komandanti i Brigadës Hajrush Kurtaj. Me të arritur në Puset e Nikës vendosi kontakt me komandantin, Rufki Suma, Emrush Sumën dhe Muzafer Qakën. Në atë takim u njoftuan për luftimet e kësaj dite dhe i koordinuan veprimet për në të ardhmen. Gjatë këtyre luftimeve të përgjakshme, armiku kishte një të vrarë dhe disa të plagosur, kurse në radhët e UÇK-së u plagos ushtari. Servet Shkreta. Pas këtyre luftimeve forcat serbe u tërhoqën nga kjo pikë. Njësitet tona vazhduan të vepronin në bazë të planit luftarak.
Pas mossuksesit të ushtrisë serbe, në Puset e Nikës, e cila mendonte se kishte të bënte me një grup të vogël dhe të paorganizuar të UÇK-së dhe shpresonte se lehtë do t’i fuste në rrethim për t’i shpartalluar ato, gjë që nuk u realizua, ushtria serbe filloi përgatitjet serioze për një ofensivë të gjerë kundër njësiteve të UÇK-së në këto anë. Andaj. më 2 mars 1999, nga orët e hershme të mëngjesit, forcat serbe filluan rrethimin e pozicioneve të UÇK-së nga të gjitha drejtimet, me forca shtesë ushtarake, të ardhura nga Ferizaj, Shtërpca e Kaçaniku. Serbët u vendosën për rreth fshatrave Bob, Gajre, Laq, Puset e Nikës, Goranc, Rezhanc etj. Këto forca ishin të pajisura me tanke autoblinda, pizgauerë, artileri të rëndë dhe kamion të shumtë plot me ushtarë dhe teknikë lufte.
Sulmi mbi fshatin Puset e Nikës, filloi në orën 5 të mëngjesit. Gjatë kësaj ofensive të madhe të armikut, më 2 mars 1999 në vendin e quajtur “Te Çarrat” Nuri Bushi ishte së bashku me bashkëluftëtarët e tij, Mehmet Bilallin, Murat Lokun, Emrush Sumën dhe vëllanë e tij Remzi Bushin, të cilët ishin në pozicionet e UÇK-së, por aty hasin në forca tjera të ushtrisë dhe policisë serbe. Në atë moment luftëtari i UÇK-së, Nuri Bushi, bie heroikisht. Për shkak të luftimeve fyr për fyt, trupi i tij, atë ditë nuk ka qenë e mundur të tërhiqet. Vetëm pas një muaji është tërhequr trupi i tij, dhe më 1 prill 1999 është bërë varrimi i trupit të dëshmorit në Puset e Nikës, në varrezat e Lagjes Bravë. Varrimi u bë me nderime ushtarake nga njësitet e UÇK-së. Bashkëluftëtarët e Nuri Bushit ngas dita e krisjes së pushkës së parë aksionet, jo që nuk i ndalën, por ato i shpeshtuan kundër forcave serbe në forma të ndryshme, si në bllokimin e rrugëve, vendosjen e minave, pritave të ndryshme. Gjatë gjithë ditës sa u zhvilluan luftime të ashpra për veç Nuri Bushit atë ditë ka rënë edhe Xhemsedin Ibrahim Suma, kurse janë plagosur ushtarët Murat Loku, Xhelal Bushi dhe Mehmet Bilalli nga Lubishta e Vitisë.
Luftimet vazhduan deri në çlirimin e Kosovës, se ishin betuar që hakun e bashkëluftëtarëve të tyre do ta paguajnë shumëfish. Nga radhët e armikut po ashtu pati disa të vrarë dhe të plagosur.
Trupi i dëshmorit, Nuri Bushi, bashkëluftëtarët e tij u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve, në Puset e Nikës, atje ku tërë kohën ku zhvillua luftë e rreptë dhe asnjë herë nuk arroren të depërtonin forcat serbe. Në Puset e Nikës janë rregulluar varrezat e dëshmorëve, si dhe përmendorja kushtuar të gjithë dëshmorëve të lirisë të kësaj ane. Varri i tij si dhe i të gjithë dëshmorëve të tjerë është rregulluar me gur graniti.
Rivarrimi i dëshmorit Nuri Bushit dhe bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë është bërë, më 29 gusht, 1999, në Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës. Varrimi është bërë me nderime ushtarake nga njësitet e brigadës 164 “Gafurr Loku”. Në varrim kanë marrë pjesë subjekte politike dhe ushtarake nga e gjithë Kosova.
Për jetën dhe veprën e dëshmorit kanë shkruar në librin Hajrush Kurtaj “Shungullon gryka e Kaqanikut” (Dëshmorët e Kombit), Kaçanik, 2000. Në ditarin e luftës, Rufki Suma “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në trevat e Hanit të Elezit” Hani i Elezit 2001. Në ditarin e luftës së Mehmet Ballazhit Nën flamurin e UÇK-së, Hani i Elezit 2001. Në librin e Emrush Dermjanit “Hani i Elezit me rrethinë”, Prishtinë 2001, si dhe në librin e Shaban Qupit.
Nuri Bushi pas vete bashkëshorten, Zejdijen, vajzat: Elvanën dhe Nurijen. Familja e Nuri Bushit në Han të Elezit për birin dëshmorë ka marrë Mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, nga komanda e Zonës, nga komanda e Brigadës, nga strukturat komunale të Hanit të Elezit dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Ferat Kuçi (20.4.1971 - 11.3.1999)

Bahri Ferat Kuçi (05.04.1971 – 11.3.1999)

Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës …