leoni

Sokol Haliti, fiton mandatin e katërt për të udhëhequr me komunën e Vitisë

Kryetari aktual i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka fituar edhe një mandat 4-vjeçar për të udhëhequr me këtë komunë.

Pas numërimit të 100% të votave në këtë komunë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati për kryetar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, z. Sokol Haliti ka fituar garën me 50.60 % të votave (8.352 vota) kundrejt Arsim Ademit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili mori 49.40% të votave (8.135 vota).

Për kryetarin Sokol Haliti do të jetë ky mandati i katërt i tij në krye të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” triumfojnë në garat rajonale të hendbollit

Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastrit” në Pozheran, kanë treguar një …