Sot 20 raste të reja me covid në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 20 raste të reja me covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi  i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4160 raste, prej tyre 3911 janë shëruar, 87 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid janë 162 raste.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …