Sot 7 të shëruar nga Malisheva dhe asnjë rast i ri me covid-19

Bazuar në të dhënat zyrtare në komunikimin e rregullt në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 7 persona, përderisa sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19. Sipas nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar të shëruarit dhe ka kërkuar që të vazhdohet me zbatimin e masave anti covid, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë prekur 198 persona, prej tyre 152 janë shëruar, 18 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive mbesin edhe 28 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …