Suhareka përkujton Masakrën e 26 marsit të vitit 1999

Në 17 vjetorin e rënies, Komuna e Suharekës, të shtunën ka përkujtuar mbi 500 martirët e rënë për lirinë e vendit, si dhe ka përkujtuar ditën më makabre, kur  forcat kriminele serbe  vranë e masakruan 70  qytetarë të  pafajshëm, 49 prej tyre të familjeve Berisha. Në shenjë respekti dhe përkujtimi, Komuna e Suharekës ka organizuar Akademi përkujtimore e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës  “Ukë Bytyçi”. Nënkryetari i Komunës së Suharekës, z.Rexhep Kuçi, me këtë rast ka thënë se: ”Në këtë ditë kur  po përkujtojmë të gjithë ata që u vranë para 17 viteve nga makineria vrastare e shtetit serbë, nuk mund të mos ndjejmë edhe qasje dhimbje por edhe përgjegjësie. Dhimbje pasi të gjitha viktimat u vranë vetëm pse zoti i fali si shqiptarë, ndërsa përgjegjësi për atë se puna jonë, në përparimin e vendit tonë duhet të jetë e sinqertë dhe e plotë”. Në emër të Fakultetit Teknik, punëtor i të cilit ishte edhe Hajdin Berisha, i vrarë në këtë masakër, ka fol ish rektori i këtij fakulteti, profesor Naser Kabashi. Kurse në emër të familjarëve të vrarëve ka fol Gramoz Berisha, i mbijetuari i masakrës, i cili kërkoj që të bëhet çmos në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Pas Akademisë kryetari Asllanaj dhe delegacione të ndryshme kanë vendosur kurora me lule tek lapidari i mbi 500 martirëve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …