Takim i institucioneve komunale për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në mënyrë të paligjshme

Të mërkurën Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit, Kulturës, Arsimit, Inspektoratit, Zyrën për Informim dhe Zyrtaren e Lartë për Mjedis, znj. Bjondina Rama, mbajtën takim me institucione, OJQ, kompani për menaxhim të mbeturinave dhe qytetarë, për mbrojtjen e mjedisit.

Përgjatë takimit u dhanë ide dhe sugjerime për të luftuar ndotjen e mjedisit dhe për menaxhimin e tyre.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua për një sërë sfidash të rëndësishme, përfshirë eleminimin e deponive ilegale dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në mënyrë të paligjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi kujton 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 27 Prillin – Ditën e të …