Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë dhe planit komunal të veprimit për rininë e Ferizajt

Të mërkurën u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e ‘’Strategjia për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029’’ dhe ‘’Plani Komunal i Veprimit per Rininë 2024-2027’’.

Strategjisë dhe Planit të veprimit do ti paraprijë ‘’Hulumtimi për Vlerësimin e Nevojave të rinisë në Komunën e Ferizajt 2024’’ i cili do të publikohet ditëve në vazhdim.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësuesit e organizatave rinore në Komunën e Ferizajt, aktivist rinorë njohës të sektorit përkatës.

Takimi u drejtuar nga Shefja e Sektorit të Rinisë znj.Dashurije Ahmeti ndërsa të pranishmit i përshëndeti në fjalën e saj dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport znj.Xhemile Murati Shabani.

Theksojmë që dokumenti “Strategjia për zhvillimin dhe fuqizimin e rinisë në komunën e Ferizajt 2024-2029” është pjesë e projektit: (Angazhimi i të rinjve, një zë për ndikim) që zbatohet nga Qendra për Avokim dhe Angazhim Qytetarë. Projekti financohet nga Departmenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes programit “Alumni Engagement Innovation Fund 2023”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, administruar nga KUSA.

Ndërsa ‘’Plani Komunal i Veprimit per Rininë 2024-2027’’ dhe ‘’Hulumtimi për vlerësimin e Nevojave të rinisë në Komunën e Ferizajt 2024 është duke u menaxhuar nga organizata SWOK Kosova me përkrahjen e projektit “Mbështetja e të Rinjëve nga komunitetet pakicë me aktivitete psiko-sociale, emocionale si dhe fuqizimi, integrimi i tyre në aktivitete kulturore në Rajonin e Ferizajt, faza e dytë” i financuar nga projekti Municipalities for Youth që financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF), dhe participuar financiarisht nga Komuna e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi kujton 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 27 Prillin – Ditën e të …