Takim i komisionit të përbashkët teknik Kosovë-Maqedoni

Të premten, më 15.04.2016, është mbajtur në Prishtinë takimi i komisionit të përbashkët teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë mbi Transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Me këtë rast është nënshkruar protokolli i përbashkët teknik nga kryesuesit e delegacioneve, z. Burim Krasniqi nga pala kosovare dhe znj.  Elena Angelovska – Atanasovska nga pala maqedonase.

Të dyja palët i përgëzuan zhvillimet e transportit ndërmjet dy vendeve dhe theksuan thellimin e bashkëpunimit në fushën e Transportit si dhe treguan gatishmëri reciproke për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në këtë fushë.

Delegacionet u zotuan për impelemtimin e legjislacionit kombëtar në fushën e transportit dhe u dakorduan që të vazhdojnë negociatat për finalizimin e tekst marrëveshjes për Transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve gjatë vitit 2016.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua Sahit Krasniqi dhe dëshmorët që ranë në janarin e acartë të vitit 1999

27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 do të mbeten përgjithmonë të pashlyeshme në …