leoni

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal në Junik

Kuvendi Komunal në Junik mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Shpejtim Gacaferi, ku në prezencën e Kryetarit Ruzhdi Sheku , Nënkryetari, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar, u debatua për disa pika me rëndësi për Komunën e Junikut. Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

– Shqyrtimi dhe Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Formimi i Grupit të punës për hartimin e Projekt-Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Junikut për vitin 2022,

– Raporti i buxhetit për vitin 2021,

– Rishikimi i propozimit për themelimin e Komitetit për Komunitete,

– Informatë rreth gjendjes së tanishme me Pandeminë Covid-19 në Komunën e Junikut,

– Marrjen e Vendimit për formimin e KKSB-s në Komunën e Junikut,

Janë ngritur edhe  pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës së Junikut nga anëtarët e Kuvendit. Takimi i radhës i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet muajin e ardhshëm

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …