Task Forca komunale në Han të Elezit mbanë takimin e radhës

Me takimin të cilin e kryesoi nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, përgjegjësit e arsimit të komunës raportuan mbi gjendjen aktuale. Sipas tyre edhe përkundër gjendjes së përkeqësuar në pjesët tjera të vendit, në komunën e Hanit të Elezit nuk ka numër të shtuar të rasteve të infektimit me Covid 19. Drejtorët e shkollave në raportet e tyre than se mësimi është duke u zhvilluar normalisht sipas skenarit A, me prezencë të nxënësve, mirëpo për shkak të gjendjes aktuale u theksua domosdoshmëria për respektimin e të gjitha masave të rekomanduara nga institucionet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …