Kryetari Haliti në prag të një vjetorit të fillimit të pandemisë nga COVID-19, falënderon SH.H.B “Nëna Terezë” dhe Kryqin e Kuq në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halit në prag të një vjetorit të fillimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19, ka ndarë sot nga një falënderim për Shoqatën Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” dhe për Kryqin e Kuq degat në Viti. Me këtë rast mirënjohjet ju dorëzuan Halit Alidema, Koordinator Regjional i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” në Viti dhe përfaqësueses së Degës së Kryqit të Kuq në Viti, Shtatore Hajrizi. Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë ju është mirënjohës të gjithëve që kanë ndihmuar institucionet komunale në menaxhimin e situatës pandemike të shkaktuar gati para një viti nga virusi COVID-19 në veçanti Shoqatës “Nëna Terezë” dhe “Kryqit të Kuq”. Ndërsa përfaqësuesit e tyre potencuan se ata do të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet komunale që të ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në çfarëdo situate që mund të ndodh.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …