Të dielën me 13 prill mbahet Gara e Skijimit “Kupa e Gjeravicës 2025”

Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës të dielën me 13 prill organizojnë Garën e Skijimit “Kupa e Gjeravicës 2025” që do të mbahet në Bjeshkën e Belegut.

Për këtë qëllim u mbajt takimi i parë me Këshillin Organizativ të Garës së Skijimit “Kupa e Gjeravicës 2025”.

Ky takim sipas kryetarit Ramosaj shënon fillimin e përgatitjeve për një ngjarje që synon të promovojë sportin, turizmin malor dhe bukuritë natyrore të kësaj treve të mrekullueshme.

U Diskutua rreth organizimit logjistik, pjesëmarrjes së garuesve vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe përfshirjes së qytetarëve në këtë iniciativë.

Me përkushtim dhe bashkëpunim, synojmë që “Kupa e Gjeravicës 2025” të jetë një prej ngjarjeve më të suksesshme sportive në rajon, ka thënë Ramosaj. Ai ka falenderuar të gjithë anëtarët e Këshillit për Energjinë dhe përkushtimin që treguan.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive

Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve, Shkolla …