Të dielën në Viti u hap Manifestimi tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2021”

Në Viti është hapur edicioni i 20-të me radhë i Manifestimit tradicional Kulturor e Sportiv Flakadani i Karadakut 2021, që mbahet në përkujtim të veprës së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-“Komandant Mjekra”. Ky manifestim 6 ditor që po mbahet në Viti në përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, do të karakterizohet me aktivitete kulturore e sportive, ku marrin pjesë artistë, poet, sportistë e grupe kulturore nga të gjitha viset shqiptare. Ndezja e Flakadanit u bë nga Kosovare Azemi, vajza e dëshmorit Nijazi Azemi e shoqëruar edhe nga dy persona të veshur me uniformë ushtarake. Këtë manifestim të hapur e ka shpallur zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu i cili bëri me dije se ky manifestim personifikon figurën e dëshmorit Nijazi Azemi i njohur si “komandant Mjekrra”. Ndërsa për aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve të pranishmit i njoftoj Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti kurse një fjalë rasti ka mbajtur edhe Abdyl Bajrami, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti. Kurse gjatë ditës së diell janë shënuar edhe këto aktivitete: shtegtimi me motoçikleta, ekspozita me eksponate të Nijazi Azemit “Komandant Mjekra” si dhe aktivitetet sportive në Pingpong, futboll të vogël dhe shah. Kurse nesër në ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti pritet të mbahet edhe ora e madhe letrare. Ndërkaq Festivali i Ansambleve dhe Shoqërive Kulturore dhe Artistike do të zhvillohet nga data: 24.03.2021 deri 26.03.2021 në formë virtuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …