Kryetari Ramosaj, së bashku me përfaqësues të BI-së në Deçan, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit në vlerë prej 200 euro

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me përfaqësues të Bashkësisë Islame në Deçan, Kryetari Hoxhë Rasim Bytyqi dhe sekretari Hoxhë Musa Ukaj kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit në vlerë prej 200 euro për shërbimet që kryhen nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan. Sqarim: Shërbimet obligohen që të kryhen vetëm nga Bashkësitë fetare përkatëse të komunës së Deçanit, çdo shërbim tjetër që kryhet jashtë bashkësive respektive fetare nuk përfshihet në marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …