Tomas Szunyog

Tomas Szunyog: Presim ta shohim një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropiane

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës tha se shpreson që të sheh një kuvend funksional dhe të konsensus politik për agjendën evropian dhe çështjet me interes të qytetarëve. Szunyog në një postim në Twitter shkruan se është parësore që deputetët të unifikohen rreth qëllimeve të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet që janë me nxitim. “Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, shkruan Szunyog.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …