leoni

Të gjitha rrugicat e Bardhit do të shtrohen me kubëza

Ka filluar implementimi edhe i një projekti me rëndësi për banorët e fshatit Bardh të komunës së Malishevës, ku do të rregullohen të gjitha rrugët e këtij fshati dhe do të shtrohen me kubëza. Me realizimin e këtij projekti, fshati Bardh, përveç rrugëve kryesore të cilat janë të asfaltuara, të gjitha rrugicat e fshatit do të jenë të rregulluara dhe lehtë të qasshme. Punimet në këtë fshat i ka inspektuar drejtori i urbanizimit, i cili ka kërkuar nga punëkryesi, cilësi në rregullimin e këtyre rrugëve.

“Fshatrat e thella, siç është edhe fshati Bardh, janë vendbanime me prioritet të veçantë, për shkak të ashpërsisë së reliefit dhe pozitës gjeografike që kanë, prandaj rregullimi i rrugëve do të përmirësoj jo vetëm lëvizjen brenda fshatit, por po krijohen kushte më të mira për të jetuar dhe qëndruar në fshat”, tha drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, i cili i uroi banorët për këtë projekt.

Nga ana tjetër drejtori Morina, gjatë inspektimit, edhe pse vetëm fillimi i punimeve në këto rrugë, kërkoi cilësi në implementimin e projektit, si dhe kërkoi bashkëpunim me banorët, në mënyrë që shtrimi i rrugëve me kubëza, të jetë i punuar mirë dhe në shërbim të plotë për lëvizjen e banorëve.

Përndryshe, sipas drejtorit Morina, në këtë fshat, do të shtrohen 1200 metra rrugë me kubëza, përderisa rrugët kryesore janë të asfaltuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim zyrtarët policor të EULEX-it

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim zyrtarët policor të …