Të martën në Malishevës mbahet “Dita e Hapur” nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës

Komuna e Malishevës përmes një postimi në rrjetet sociale njofton të gjithë qytetarët e interesuar se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, përmes Zyrës Rajonale në Gjakovë, të martën më 16 dhjetor 2025, organizon takime me qytetarë “Dita e Hapur” në Komunën e Malishevës. Takimi me qytetarët e interesuar mbahet në objektin e Komunës, Salla e Asamblesë Komunale prej orës 10:30 deri në ora 11:30.

AVOKATI I POPULLIT NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

Avokati i Popullit mbikëqyrë dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike në Republikën e Kosovës. Çdo qytetar mund të parashtrojë ankesë te Institucioni i Avokatit të Popullit.

Për informata shtesë:

Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782

Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama me nderim e pikëllim të thellë kujton figurën e paharrueshme të Nazif Gashit, ikonës së boksit kosovar

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama me anë të një postimi të tij …