Të mbahet ky ritëm i menaxhimit të gjendjes epidemiologjike

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë në takimin e rregullt ka vlerësuar se gjendja epidemiologjike në vend dhe në Komunën e Vitisë është duke u përmirësuar, por ritmi duhet të mbahet deri në fund. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se përveç punëve dhe angazhimit të përditshëm, vëmendja nuk duhet të largohet për asnjë moment nga Pandemia me Covid-19. Sipas tij, druhet se me fillimin e sezonit të dimrit gjendja do të përkeqësohet edhe sa i përket furnizimit me gjëra të nevojshme për konsum familjar. Ai tha se duhet të vazhdohet me përgatitjen e shkollave në aspektin teknik, për fillimin e vitit të ri shkollor, të paralajmëruar për 14 shtator. Ndërkohë po vazhdon trajtimi i rrugëve dhe hapësirave publike me masat e klorifilimit dhe dezinfektimit, kurse do të nis edhe dezinfektimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …