Të rinjtë ferizajas, çdo ditë po lartësojnë e bëjnë krenarë jo vetëm Ferizajn por edhe Republikën e Kosovës në sporte të ndryshme

Të rinjtë ferizajas, çdo ditë po lartësojnë e bëjnë krenarë jo vetëm Ferizajn por edhe Republikën e Kosovës në sporte të ndryshme. Të tilla janë edhe vajzat e klubit më të vjetër të volejbollit në Ferizaj KV “Kastrioti” – Femrat, të cilat u shpallën javë më parë kampione të Kupës Ballkanike në U22 e që po ashtu janë kampione të shumëfishta në garat vendore. Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në një takim të veçantë i ka takuar kampionet Yllka Jashari, Melirona Abdullahu, lojtaren e re, kampione në U18, Sara Piraj, e më themeluesin e klubit Abedin Ibrahimi, trajnerët Vildane Jashari e Kujtim Ilazi, për të diskutuar bashkërisht për zhvillimin e sportit, sukseset dhe sfidat e rezultatet premtuese të këtij klubi që meritojnë mbështetje jo vetëm institucionale.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, televizori dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …