Edi Rama: Nuk i druhem as një skenari të Greqisë, pasi për mua është shumë më i rëndësishëm testi i SHELL-it, në Shpirag

Raportet diplomatike të Shqipërisë me Greqinë duket se nuk janë në nivele të larta. Ato janë acaruar për shkak të arrestimit dhe për rrjedhojë edhe mos betimit të Fredi Belerit, si kryebashkiak i Himarës. Mes kërcënimeve nga ana e Athinës zyrtare se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket krejtësisht i pa shqetësuar. Ai tha se nuk i druhet një skenari të tillë, sipas së cilit për të është shumë më e rëndësishme testi i SHELL në Shpirag. Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama. Fredi Beleri ndodhet në burg, i arrestuar për “korrupsion në zgjedhje”, për rrjedhojë nuk mund të betohet si kryebashkiak dhe rrezikon të humbasë mandatin e fituar në 14 maj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …